KOSOVE

Këngëtarja e njohur Alma Bektashi ka ndarë përsëri detaje rreth përfundimit të martesës së saj pas një tradhtie që, sipas saj, ishte e patolerueshme. Në podcast-in “ZëMeMirën” nga Mira Kazhani, ajo shpjegoi që edhe pse kanë kaluar tre vite nga ndarja, procesi i divorcit ende nuk ka përfunduar.

“Ende nuk ka përfunduar divorci. Ishte dëshira ime për Vitin e Ri që këtë vit të mbaronte, por ende jo,” tha Alma, duke e cilësuar këtë vonesë si një barrë të vazhdueshme.

Ajo theksoi se tradhtia është për të një formë e qartë mosrespekti nga partneri, një kufi që nuk mund të kapërcehej. Gjatë intervistës, këngëtarja pranoi se fillimisht kishte menduar se faji mund të ishte tek ajo, por më vonë kuptoi se problemet kryesore lidhen me mungesën e komunikimit në marrëdhënie.

Fillimisht mendon se ke gabuar diku. Çiftet këtu tek ne nuk komunikojnë. Jeta jonë është plot me justifikime, nga ‘po dal me shokët’ deri te ‘po iki të pi një kafe’. Femra shpesh mbetet të mbajë gjithë barrën vetë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: