Mesfushori Reijnders, mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm të Milanit. Holandezi, në një intervistë të dhënë së fundmi, ka folur për rinovimin e mundshëm të kontratës.
“Rinovimi i kontratës? Jemi duke e diskutuar, por nuk mund të them më shumë. Derisa të bëhem rreth 30 vjeç, e shoh veten ende te Milani, është një nga klubet më të mira në botë dhe është nder të luaj për këtë skuadër.
Veshja e fanellës me numrin 14 të Cruijff është shumë e veçantë dhe jam i lumtur në Milano”- tha 26-vjeçari.
(J.S/BalkanWeb)