Në rubrikën Opinion në Neës 24 ishin të ftuar deputeti i PS Xhemal Qefalia dhe deputeti i PD Luan Baçi. Qefalia tha se bonusi i pranverës nuk lidhet me zgjedhjet. Ai tha se PS do të ketë në konsideratë gjithmonë pensionistët.

Ndërsa, Baçi u shpreh se pensioni duhet që të përcaktohet në bazë të minimumit jetik, që duhet të miratohet.

Xhemal Qefalia: Pensionistët do të marrin 100 euro dhe 150 euro bonus. Bonuset do jenë çdo vit. Po punohet në mënyrë intenstive, për të përcaktuar një ligj për rritjen e pensioneve të asaj kategorie, që e meriton të marrë më tepër para. Bonusi i pranverës nuk lidhet me zgjedhjet. Performanca e mirë ekonomike do reflektohet edhe te pensionet. Po punohet për ligj të ri për pensionet.

Luan Baçi: Unë kam mamanë time që merr 150 mijë lekë të vjetra në muaj. Nuk bëhet propagandë me pensionet. Shteti nuk është për të dhënë lëmosha. Ky është një turp i vërtetë. Pensioni të përcaktohet në bazë të minimumin jetik. Duke përcaktuar minimumin jetik, përcakton edhe pagesën për të papunët, për të gjitha shtresat vunerable.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb