Mesfushori uruguaian i Tottenham Hotspur, Rodrigo Bentancur është dënuar me shtatë ndeshje pezullim dhe një gjobë prej 100,000 £ për një koment të papërshtatshëm për shokun e tij të skuadrës, Heung-min Son.

Në një intervistë këtë verë, gjatë bisedës me një gazetar, Bentacur bëri një shaka mjaft të hidhur për shokun e ekipit, i cili është nga Koreja e Jugut, duke thënë se “të gjithë janë njësoj”.

Ky koment shkeli rregulloret e Federatës Angleze duke iu referuar kombësisë, racës ose përkatësisë etnike të një personi tjetër. Bentacur i ka kërkuar ndjesë Son-it, me faljen që është pranuar nga futbollisti i Spurs.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb