Victor Osimhen është blinduar nga Gallatasari deri në fund të sezonit, por sulmuesi nigerian kërkon të ndryshojë ambient që në janar, kërkon të transferohet në Premier League.
Osimhen nuk arriti të përmbushte këtë objektiv gjatë verës, kjo për shkak të klauzolës së tij të largimit, e cila tashmë ka ndryshuar, është ulur në 75 milionë euro.
Man.United nuk i ndahet Osimhen, por sërish “djajtë e kuq” nuk janë të gatshëm të paguajnë një shifër të tillë, për këtë arsye kërkojnë të përfshijnë në negociata kartonin e Zirkzee.
(BalkanWeb)