Ukraina do të kërkojë të dalë me një rezultat pozitiv, nga ndeshja me Shqipërinë në Nations League. Ish-mbrojtësi i ukrainasve, Ihor Zhabchenko, në një intervistë të dhënë së fundmi u shpreh se fitorja do të jetë një mision delikat.
“Faza e grupeve të Ligës së Kombeve po i vjen fundi dhe duhet të pranojmë se në asnjë nga ndeshjet e luajtura, loja e ekipit ukrainas nuk ka lënë përshtypje të mira. Loja e Ukrainës ka qenë e fragmentarizuar. Mendoj se nesër ekipi ukrainas do të bëjë përpjekje maksimale për të marrë një fitore dhe për të shmangur rënien nga Liga B. Mendoj se do të kemi të vështirë arritjen e një fitoreje në Shqipëri”, tha Zhabchenko.
(J.S/BalkanWeb)