Deputetja e PD-së Dhurata Çupi, në fjalën e saj në parlament, ka kërkuar nga ministri i Financave Petrit Malaj që të përfshihen në buxhet 6 milionë euro në vit për kompensim minimal të grave që vuajnë nga kanceri i gjirit.
“Diskutimi për 6 milionë euro në vit për kompensim minimal të shpenzimeve të grave që vuajnë nga kanceri i gjirit. Proteza , paruke dhe dy aparatura , pet scaner dhe akselerator, të dedikuar vetëm për këto gra që vuajnë nga kjo sëmundje”, shkruan Çupi, krahas videos nga fjala e saj në parlament.
Më tej, Çupi deklaron se është premtuar se kërkesa do të pranohet dhe sesa premtimi do realizohet, pritet ta vërtetojë koha.
“Kemi tre vite që ne, zonjat deputete te Partisë Demokratike kerkojmë te përfshihet në buxhet. U premtua sot qe kerkesa jonë do te pranohet. Të presim”, shprehet Çupi.
(Balkanweb)