Një punëtor bujqësie 48-vjeçar, me origjinë shqiptare, ka humbur jetën pasi gjatë punës ka rënë në kontakt me kabllot e energjisë elektrike në Korfuz.

Sipas burimeve, viktima po vilte ullinjtë me një pajisje elektrike, e cila ra në kontakt me kabllot e transmetimit të energjisë, duke rezultuar fatal për të.

Ambulanca mbërriti në vendngjarje vetëm sa për të konstatuar vdekjen e tij.

Hetimet paraprake për ngjarjen po kryhen nga policia e Paleokastricës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb