Pasditen e së premtes në Shqipëri u zhvillua një operacion që u finalizua me zbulimin e nja laboratori kokaine të vendosur në fshatin Qerekë, ndërsa u arrestuan 10 anëtarë të rrjetit të trafikut të drogës, 3 prej të cilëve shtetas të huaj, që dukej se kishin rolin e “kimistëve” në përpunimin e drogës.

Droga hynte në Shqipëri e shkrirë në lëkurët e bagëtive, ndërsa më pas përpunoheshin për nxjerrin e lëndës narkotike.

Operacioni u krye me kërkesë të SPAK, zyra e Prokurorit Publik të Reggio Calabria; Guardia di Finanza Reggio Calabria, si dhe vendet e tjera me prokurorë ndërlidhës janë: Gjeorgjia, Islanda, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Serbia, Zvicra, Ukraina, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Eurojust përmes një deklarate zyrtare shprehet se mbështetën operacionin, ndërsa autoritetet shqiptare arrestuan dhjetë anëtarë të dyshuar të një rrjeti të trafikut të drogës.

Në Shqipëri u sekuestrua edhe një laborator i sofistikuar i përpunimit të kokainës. Anëtarët e grupit shqiptar të krimit të organizuar (OCG) merreshin me transportin e kokainës nga Amerika Latine nëpërmjet Italisë në Shqipëri, nga ku ajo trafikohej në disa vende evropiane, thuhet në deklaratë.

“Në vitin 2023, Prokuroria e Posaçme Shqiptare kundër Krimit të Organizuar (SPAK) nisi një hetim për rrjetin. Ky hetim zbuloi se rrjeti ishte i përfshirë në trafikun e gjerë të drogës nga Amerika Latine përmes porteve evropiane, me Shqipërinë si një portë për në tregun më të gjerë evropian të drogës.

Laboratori i sekuestruar përpunonte drogë për shitje me shumicë në të gjithë Evropën. Aktualisht po bëhet një vlerësim i vëllimit të përgjithshëm të trafikut të drogës dhe vlerës së shitjes me shumicë”, thekson Eurojust.

Përveç laboratorit janë sekuestruar edhe këto sende:

Gati 50 ton lëndë të parë për të fshehur potencialisht lëndët narkotike

Mbi 6 kilogramë kokainë

Pothuajse 90 kilogramë materiale të ngurta për përzierjen e drogës dhe 50 kilogramë lëngje për përgatitjen e kokainës me shumicë

Pajisjet laboratorike, të tilla si presa, acetoni, epruvetat e qelqit, materialet kimike, mikrovalët dhe qeset e paketimit

Mbi 50 000 euro cash në monedha të ndryshme

Kartat bankare dhe telefonike, si dhe pajisje të ndryshme komunikimi celular

Gjashtë automjete

Eurojust asistoi SPAK-un dhe autoritetet në Reggio Calabria në zbatimin e kërkesave për Asistencë Juridike të Ndërsjellë nga Shqipëria në Itali.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb