San Marino triumfoi 1-3 ndaj Liechtestein në League D të Nations League, në një ndeshje që mund të kosiderohet historike.
Për këtë kombëtare të vogël, kjo është natë magjike, pasi për herë të parë renditet e para në grup, për herë të parë fiton në transfertë dhe për herë të parë mund një skuadër me më shumë se një gol diferencë. Gjithashtu, San Marino si vend i parë përfiton edhe ngjitjen një kategori më lart, pra në League C.
Rekordet nuk kanë të ndalur pasi përfaqësuesja modeste nuk kishte përmbysur asnjëherë një ndeshje dhe diçka e tillë ndodhi pikërisht mbremjen e 18 nëntorit. Kujtojmë që në 210 ndeshje të luajtura në total, San Marino ka fituar 3 dhe ndaj të njëjtit kundërshtar, Liechtenstein.