Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në mesnatë në zonën e Xhamllikut në Tiranë.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se është qëlluar me silenciator drejt 28-vjeçarit Klajdi Prendi i cili u transportua në spital në gjendje të rëndë për jetën. Por disa minuta pas ngjarjes i riu humbi jetën në duart e mjekëve si pasojë e plagëve të marra.

Shënjestra e atentatit mësohet të ketë qenë pikërisht Klajdi Prendi. BalkanWeb sjell pamjet e para nga vendi i ngjarjes pak çaste pas të shtënave.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Rreth 1 orë pas ngjarjes, një automjet me targa të huaja u gjet i djegur në zonën e Farkës. Dyshohet se makina i përket autorëve të atentatit ndaj 28-vjeçarit.

Ky është atentati i dytë që trondit Tiranën në 4 ditët e fundit. Në 14 nëntor u ekzekutua me një plumb në kokë biznesmeni Eduart Reçi, në sheshpushimin e pallatit pronë të tij. 52-vjeçari u qëllua nga distanca me pushkë me dylbi. Ngjarje kjo ende mister dhe po ashtu grupi hetimor nuk ka një pistë konkrete për motivet.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by News24 Albania (@news24al)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb