Ky është 28-vjeçari Klajdi Prendi që u vra pak pas mesnatës së kaluar në zonën e Xhamllikut në Tiranë.
I riu me origjinë nga Puka, u qëllua me armë me silenciator sapo hipi në makinë. Gazetari Igli Çelmeta i cili ka siguruar për “BalkanWeb” dhe fotot e të riut që u vra raportoi se ai kishte qëndruar në një lokal në zonë dhe me sa dukej po kthehej në shtëpi kur persona ende të paidentifikuar e kanë qëlluar me 5 plumba. I riu ndërroi jetë në spital.