Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale pamje nga Maja e Vajushës në Lëpushë të Malësisë së Madhe.
“Pamje të veçanta nga Maja e Vajushës në Malësinë e Madhe”, u shpreh Rama.
Kjo Majë është një nga bukuritë e rralla të natyrës së Kelmendit dhe një prej “perlave” të Alpeve Shqiptare.
Shtimi i bujtinave dhe rruga tashmë e rregulluar e bëjnë të lehtë mbërritjen e të gjithë atyre të pasionuarve pas natyrës dhe sporteve dimërore.
Nuk janë të paktë turistët e huaj por edhe dashamirë vendas të natyrës dhe ngjitjeve malore që zbulojnë magjinë e vjeshtës në majën e Vajushës në Lëpushë.