Xheneta Fetahu u eliminua në spektaklin e së hënës nga Big Brother VIP Kosova 3.

Ajo ishte në garë me Drenusha Latifin, pas një avantazhi që pati Gresë Gashi, e që duhej t’i dërgonte dy banorë në televotim.

Konkurrentja që u përzgjodh nga publiku për ta lënë garën përfundimisht ishte Xheneta.

Megjithatë, fati ishte në dorën e saj dhe ajo u rikthye me biletë.

“Ti kthehesh në shtëpi”, shkruhej në biletë.

Ajo reagoi menjëherë duke thënë: “Nuk keni parë asgjë, çfarë do të bëj tani”.

Modelja ishte tejet e lumtur dhe u nis menjëherë drejt shtëpisë, për t’iu bashkuar banorëve të tjerë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb