Ditën e djeshme opozita vuri në Kuvend një foto ku dukej edhe flamuri i Serbisë.

Kjo së bashku me deklaratën e deputetes Ina Zhupa e cila u shpreh se kjo qeveri po sillet me shqiptarët si Serbia me Kosovën, ka tensionuar retorikën mes saj dhe ministrit Taulant Balla.

“Turp nuk keni që krahasoni ato mijëra vrasje e përdhunime, 20 mijë vajza e gra të Kosovës tonë të përdhunuara nga serbët e ju vini këtu e thoni që kjo qeveri po sillet me shqiptarët njëlloj si Serbia në Kosovë.

Kur të ftohesh do kuptosh ca gabimi ke bërë. Kjo është minimalisht e rëndë. Varët dje këtu një flamur të një shteti tjetër dhe ju kam kërkuar ta hiqni, erdhi njëri vuri një pullë me një emër shteti, por Shqipëria dhe vizioni ynë për 2030 do e bëjë Shqipërinë anëtare të BE, ju keni mundësinë të bëheni pjesë e këtij rrugëtimi për të përmbushur një aspiratë të vendit, por kjo retorike e qasje, ky helm kundër Shqipërisë…”, u shpreh Balla.

Ndërkohë ka replikuar deputetja Zhupa, e cila shtoi se i qëndron deklaratës së mëparshme pasi kjo qeveri ka përdhunuar dinjitetin e shqiptarëve.

“Keni përdhunuar dinjitetin e shqiptarëve, keni vrarë shqiptarët me ‘hëngshi kokat tuaja’. Nuk keni pasur mundësi të dilnit me armë se ndryshe do ta kishit shfarosur opozitën

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb