Ky është automjeti në të cilin u qëllua 28-vjeçari Klajdi Prendi pak pas mesnatës së kaluar në Tiranë. Prendi, sapo ishte larguar nga një bar në zonën e Xhamllikut dhe po hipte në mjetin tip “Benz G-Class”, kur u qëllua me armë zjarri me silenciator 5 herë.
Nga rindërtimi i skenës së krimit mësohet se autorët, dyshohet tre ishin në një makinë tip “Audi A4” ngjyrë gri dhe po e prisnin 28-vjeçarin.
Sapo ai ka hipur në makinë një prej tre autorëve në sedilen e pasme të “Audi”-t e ka qëlluar me armë. I riu ndërroi jetë në spital. Makina e tij është sekuestruar nga policia dhe i është nënshtruar kontrolleve.
(BalkanWeb)