Tirana u trondit ditën e djeshme nga vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani dhe plagosja e shokut të tij. BalkanWeb ka siguruar pamjet që autori ka postuar në rrjetet sociale pas ngjarjes së rëndë. Në rrjetin social Snapchat ai ka publikuar një foto me njërën dorë grusht, ndërsa dora tjetër duket e fashur.
Sipas edhe njoftimit të policisë, autori, i cili është arrestuar njoftuan blutë mëngjesin e kësaj të marte, është dëmtuar edhe vetë gjatë konfliktit.
Gjithashtu, para ngjarjes ai ka pozuar me thikën e përdorur në vrasjen e 14-vjeçarit.
Sherri mes 2 adoleshentëve nisi brenda ambienteve të shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”. Zënka mes tyre kishte nisur për shkak të një debati dhe dyshimeve se viktima kishte sharë autorin. Episodi verbal mes dy 14-vjeçarëve ka rënë në sytë e oficeres së sigurisë në shkollë, por sicc u mësua më pas, djemtë kishin thënë se zgjidhën pasi gjithccka ishte një keqkuptim. Konflikti është konsideruar i “shuar” në atë moment. Por Martini e ka parandjerë se situata mund të degradonte pas përfundimit të mësimit dhe kishte thirrur pas shkolle mikun e tij, futbollist gjithashtu të ekipit U-15 të Dinamos, ku aktivizoheshin të dy. Shoku i tij ishte nxënës i shkollës “Mustafa Qemal Ataturk” në Sauk.
Gjithçka ndodh pas mësimit, ku rreth 200 metra larg shkollës, Martin Cani u godit me thikë në zemër nga autori duke i shkaktuar si pasojë vdekjen në spitalin e Traumës.
(BalkanWeb)