Shoferi i linjës se autobusit Athinë-Sarandë, është arrestuar nga efektivët e stacionit të policisë Qafë-Botë, pasi është kapur me doza kokaine.
Bazuar në inteligjencën policore, është ndaluar rreth orës 14.00 të ditës së djeshme, autobusi me pasagjerë që vinte nga Athina në Sarandë. Nga ana e efektivëve është thirrur për kontroll drejtuesi i mjetit, shtetasi Vasillaq Vasili 51-vjec, banues në Sarandë. Gjatë kontrollit të ushtruar në cantën e tij, janë gjetur doza me lëndë narkotike kokainë. Menjëherë është vënë në prangat e policisë, ndërkohë është ndaluar edhe autobusi duke zbritur gjithë pasagjerët. Një autobus tjetër ka ardhur për t’i transportuar ata drejt Sarandës. Gjatë kontrollit të banesës së Vasilit në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, është gjetur dhe sekuestruar edhe një peshore elektronike.
Vasili ka precedentë të mëparshëm, pasi në Janar të vitit 2022 është ndaluar duke drejtuar autobusin në gjendje të dehur.
(Balkanweb)