Është shtyrë për ditën e enjte seanca në në Gjykatën Kushtetuese ku do të shqyrtohet kërkesa e kreut të PD, Sali Berisha në lidhje me masën e sigurisë së SPAK.

Lajmi bëhet me dije për News24 nga burime pranë Gjykata Kushtetuese.

Berisha kërkon lirinë me arsyetimin se vendimi është dhënë në kundërshtim me Kushtetutën sepse është shmangur Kuvendi duke qenë deputet.

“Shfuqizimin e vendimeve nr. 112, datë 20.10.2023 dhe nr. 117, datë 26.10.2023, të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 56 (87-2023-156), datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2024-384, datë 05.03.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë”,”- thuhet në kërkesën e Sali Berishës.

Me vendimin ndaj kërkesës së Berishës Gjykata Kushtetuese vendos precedentë nëse do kërkohet për masat e tilla autorizimi pranë Kuvedit apo jo.

Kreu i PD-së ndodhet prej 11 muajsh nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për çështjen “Partizani”, dhe të kërkesat e tij për lirim janë rrëzuar nga shkallët e gjyqësorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb