Shërbimi Sekret rus, i njohur si FSB ka publikuar pamjet e shpërthimit të një makine në Sevastopol, ku ka mbetur i vrarë kapiteni rus i klasit të parë, Valery Trankovsky, që ka qenë pjesë e Flotës ruse në Detin e Zi.

Autoritetet në Rusi kanë njoftuar se dy persona janë arrestuar në lidhje me këtë ngjarje, që Kremlini e ka cilësuar si “sulm terrorist”.

Bëhet fjalë për një grua 38-vjeçe që kishte mbikëqyrur eprorin ushtarak rus, si dhe një burrë 47-vjeç që dyshohet se kishte vendosur mjetin shpërthyes në automjet.

Inteligjenca ushtarake ukrainase kishte njoftuar më herët se është kryer sulmi mbi komandantin rus, i cili kishte komanduar me flotën e anijeve ruse që kishin kryer sulme mbi qytetet ukrainase.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb