Është shtyrë për ditën e enjte seanca në në Gjykatën Kushtetuese ku do të shqyrtohet kërkesa e kreut të PD, Sali Berisha në lidhje me masën e sigurisë së SPAK.

Në lidhje me këtë zhvillim, deputeti i PD Tritan Shehu shprehet se çështja Berisha me siguri do të gjejë zgjidhjen në përputhje me të vërtetën dhe realitetin.

“E verteta del, edhe kur vonohet!

Largimi i “mjegullnajave”, i “hijeve” te krijuara ndesh apo per te fshehur te verteten, eshte nje proces, behet gradualisht.

Dhe tashme ky proces per te verteten mbi “ceshtjen” Sali Berisha po zhvillohet.

Rezoluta e djeshme e CDI ne lidhje me deformimet e thella te demokracise ne Shqiperi, izolimit politik te Sali Berishes, eshte pjese e atij procesi, te pa evitueshem e te domosdoshem tashme.

Kjo sepse dhe kushtet per dicka te tille po konfigurohen plotesisht.

Fakti, qe dhe Sekretari i Shtetit, i percaktuar tashme, eshte sensibel e i vendosur per te “germuar” ne dosjet e “Non gratave”, ne funksion te se vertetes dhe interesave te ShBA, jep shume garanci.

Pikerisht per ecurine e ketij procesi, vendosjes ne vend te te vertetes.

Dhe pa asnje dyshim, “ceshtja Berisha” do te gjeje shpejt zgjidhjen e saj ne perputhje me te verteten dhe realitetin.

“Kembanat po bijen” per mire!

Por do te ishte ne nderin e Drejtesise Shqiptare, qe tashme te ndermerte hapat e nevojeshme, per te korregjuar shtremberimet fondametale te principeve te nje drejtesie europiane.

Perpara se kete ta bejne te tjeret”, shkruan Shehu.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb