Mbrojtësi i Real Madrid, Eder Militao ka kryer me sukses një operacion, pas dëmtimit që pësoi disa javë më parë. Sipas asaj që shkruan klubi Los Blancos, gjithçka ka shkuar mirë dhe Militao do të fillojë shumë shpejt procesin e rikuperimit.
“Lojtari ynë Eder Militao iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm sot pas këputjes së ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e tij të djathtë. Operacioni u krye nga Dr. Manuel Leyes, nën mbikëqyrjen e mjekëve të Real Madridit. Militao do të fillojë procesin e rikuperimit të tij në ditëve në vijim”, shkruhet në deklaratën e Real Madrid.
Militao do të rikthehet në fushë sezonin tjetër.
View this post on Instagram
(J.S/BalkanWeb)