Stefan De Vrij dëshiron të qëndrojë te Inter. Kjo është ajo që ka thënë vet mbrojtësi holandez, në një intervistë të dhënë gjatë grumbullimit me kombëtaren.

“Unë kam vendin tim te Inter dhe natyrisht kam opsion për një vit tjetër. Kjo zgjedhje varet nga klubi dhe unë do të doja të zgjidhja këtë opsion” – tha De Vrij, që ka kontratë me kampionët e Italisë deri në qershor 2025. 32-vjeçari ka luajtur 8 ndeshje në kampionat në këtë sezon.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb