Shqipëria do të mbyllë rrugëtimin në Nations League këtë mbrëmje, në përballjen ndaj Ukrainës. Para këtij takimi, në “Stadiumin Kombëtar” do të mbahet një minutë heshtje, për 14-vjeçarin Martin Cani, i cili ndërroi jetë të hënën pas një sherri me bashkëmoshatarë.

Cani, së fundmi ka qenë pjesë e Dinamo U-15, ndërsa është impenjuar me Akademinë e klubit Partizani për dy vite, në ekipet e moshave U-13 dhe U-14.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb