Zbulohet korali më i madh në botë.

Ai u gjet në Ishujt Solomon, në oqeanin Paqësor: është 34 metra i gjerë dhe 32 metra i gjatë, aq i madh sa mund të shihet nga hapësira, shkruan il messaggero.it.

Zbulimi u bë në tetor 2024 nga një ekip i ”National Geographic Society” gjatë ekspeditës ”Pristine Seas”, projekti i nisur në vitin 2008 me synimin për të eksploruar vendet vitale të oqeanit.

Projekti koordinohet nga Enric Sala, ekolog detar dhe eksplorues.

”Pikërisht kur mendojmë se nuk ka mbetur asgjë për të zbuluar në planetin Tokë, gjejmë një koral gjigant të përbërë nga pothuajse një miliard polipe të vogla, që pulson nga jeta dhe ngjyrat e shumta” deklaroi ai, duke ndarë zbulimin madhështor në rrjetet e tij sociale.

Ky arkipelag është pjesë e “Trekëndëshit Koral”, së bashku me Indonezinë, Malajzinë, Filipinet, Guinenë e Re Papua dhe Timorin Lindor.

Sipas studiuesve, kjo strukturë autonome u zhvillua gjatë një periudhe prej rreth 300 vjetësh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb