Sulmuesi i kombëtares, Arbër Hoxha analizoi humbjen 1-2 ndaj Ukrainës në Nations League.
“Gjithë lojtarët e stolit futemi me 100% tonë sepse dhe trajneri na motivon. Morali i lojtarëve ishte poshtë pasi pësuam dy gola në pjesën e parë. U futëm për të kthyer lojën, shënuam me penallti, krijuam raste por nuk erdhi goli i barazimit.
Sa herë të futem me Kombëtaren, do të jap maksimumin tim përKombin që të ndihmoj skuadër për rezultatet pozitive”, është shprehur Hoxha.