Qazim Laçi, mesfushori i kombëtares, komentoi humbjen 1-2 ndaj Ukrainës në Nations League.

“Edhe për to ishte finale, edhe pse ndoshta skishte aq rëndësi sa për ne. E filluam pak keq ndeshjen, pjesën e dytë e patëm në kontroll lojën, na vjen gjynah. Krijuam aksione, u futëm shumë herë në zonë, paraqitja në pjesën e dytë ishte shumë e mirë dhe kështu duhet të vazhdojmë.

Minutat e para duhet të parashikojmë disa aksione, pasi nuk është hera e parë që pësojmë gola, duhet të jemi më të përqëndruar, u munduam në pjesën e parë, por nuk ja dolëm. Në pjesën e dytë i dominuam”- tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb