Myrto Uzuni, lojtari i Shqipërisë dha mendimin e tij pas humbjes 1-2 me Ukrainën.
“Normal që po pasi e kemi nisur ndeshjen shumë keq. Jemi të gjithë të mërzitur për këtë humbje. Unë dua gjithmonë të shënoj. Edhe tek ekipi i Granadës i ekzekutoj unë penalltitë. Doja ta merrja topin dhe të shënoja, të zhbllokohesha. Nuk jam shumë i sigurtë që kush do i gjuaj penalltitë në kombëtare. Numrat janë ato që janë, kur vij në kombëtare trajneri nuk më jep atë hapësirë që jam. Granada ka kërkuar që unë të mos luaj pasi rrëzikoj 2-3 muaj dëmtim dhe qëndrim jashtë fushe, por kur rezultati ishte 2-0, trajneri më kërkoi dhe unë pranova të luaj”, tha mes të tjerash Uzuni.
(BalkanWeb)