Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet lidhur me vrasjen e Klajdi Prendit.
Ish-gjykatësi i Fran Prendi babai i Klajdi Prendit i pyetur pak minuta pas ngjarjes është shprehur se nuk ka asnjë dijeni apo dyshim pse ka ndodhur ngjarja.
Ai është shprehur para policisë se nuk ka pasur informacion për konflikte të djalit dhe ka thënë se kërkon që të zbardhet ngjarja për të vënë drejtësi.
Ndërkohë policia nga hetimet ka arritur të zbulojë se 28-vjeçari ka pasur një konflikt para disa ditësh për çështje borxhi me disa persona.
Klajdi Prendi dyshohet se ishte i përfshirë edhe ne tregun e paligjshem te llotove sportive.
(BalkanWeb)