Ishte i projektuar si një grup “ferri” dhe i tillë rezultoi, me të katër ekipet që ishin në lojë deri në sekondat e fundit. Republika Çeke dhe Gjeorgjia zhvilluan një sfidë spektakolare mes tyre, një futboll i bukur me raste të shumta për shënim.
Çekët kaluan në avantazh që në minutën e 3-të me Sulc që finalizoi një aksion për katalog. Shumë i bukur ishte goli i dytë nga goditja e dënimit, duke dyfishuar shifrat në minutën e 23-të. Gjeorgjia u rikthye në lojë në minutën e 60-të teksa ngushtuan shifrat në 2-1, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund pavarësisht se Kvara me shokë provuan në çdo formë të rrëmbenin të paktën një pikë, me shpresën që edhe Shqipëria mund të bënte të njëjtën gjë përballë Ukrainës.
Me 11 pikë, Republika Çeke mbylli grupin në krye duke siguruar një biletë për në Ligën e A edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve. Nga “ferri në parajsë”, pa frikë i tillë mund të konsiderohet rrugëtimi i Ukrainës në këtë grup pasi nga vendi i fundit, suksesi kundër Shqipërisë i katapultoi në vendin e dytë, do të luajnë në play-off për të synuar ngjitjen në Ligën A, ose të qëndrojnë në Ligën B.
Gjeorgjia i bëri një nisje fantastike këtij grupi, por e mbyllin në vendin e tretë me 7 pikë. Ekipi i Sanjol do të luajë në “play-off”, për të qëndruar në këtë Ligë, apo të zbres në Ligën C, aty ku do të luajë edhe Shqipëria në edicionin e ardhshëm.
(BalkanWeb)