Dy persona kanë përfunduar në pranga nga policia e kryeqytetit për dhunë në familje.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:
– I. K., 62 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës dhe nipit të tij;
– R. B., 64 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur atë;
Materialet i kaluan Prokurorisë.
vijon/…