Gazetari Igli Çelmeta raporton se në automjetin tip Audi, me të cilin udhëtonin autorët e atentatit ndaj Klajdi Prendit, është gjetur arma e krimit, tip pistolete me silenciator.
Dyshohet se në atentat kanë marrë pjesë 3 persona të cilët kanë qenë në një automjet tip “Audi A4” ngjyrë gri me portobagazh me targa greke. Mësohet se ka qëlluar vetëm një prej tyre nga pjesa e pasme e makinës me pistoletë me silenciator.
Autorët kur janë larguar janë kthyer te kthesa e “Venue”, kanë dalë te Rrethi i Shkozës dhe kanë djegur makinën në Farkë afër liqenit. Në këtë zonë dyshohet se i ka pritur një automjet tjetër me të cilin janë larguar.