Policia ka konfirmuar për News24 se autori i vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani, me inicialet M P ende nuk është marrë në pyetje nga grupi hetimor.

Sipas policisë të miturit i është komunikuar vetëm masa e arrestit në burg në ambientet e spitalit dhe nuk është marrë në pyetje pasi duhet të dalë nga spitali.

Policia zbaton rregulla të posaçme për pyetjen e të miturit dhe dëshmia nuk mund të merret në spital.

14-vjeçari ndodhet ende në spital pasi ka dëmtuar më thikën e tij ligamentet e dorës gjatë konfliktit. Sipas policisë të miturit i janë marrë disa të dhëna në moment të parë pas ngjarjes për identifikimin e personave të përfshirë në konflikt, që lejohet nga kodi procedurës.

Por sipas policisë ato nuk mund të përdoren, janë vetëm orientuese në zbardhjen paraprake të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb