Një 29-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së kryeqytetit në lidhje me veprat penale të “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

I riu ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet e 4 muaj burgim

Njoftimi:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Wanted 3”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim G. Z., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb