Çdo gjë e zgjidhur në Grupin A3 të Ligës së kombeve, me Gjermaninë e Holandën që nuk u sforcuan përballë Hungarisë dhe Bosnies, me dy teknikët Nagelsman dhe Coeman, që patën mundësinë të provonin edhe lojtarë të rinj, që kishin thirrur për dy ndeshjet e fundit.
Të dyja bigët barazuan me rezultat të njëjtë 1-1. Megjithatë asgjë nuk ndryshoi me Holandën e Gjermaninë, që i bashkohen Italisë, Francës, Danimarkës, Kroacisë, Portugalisë dhe Spanjës, në çerekfinale të Ligës së Kombeve, të cilat do të luhen në muajin mars, si dhe finalja e madhe në Qershor, do të përcaktojë fituesin e këtij sezoni.
Por cilat ishin verdiktet në 3 ligat e tjera të Ligës së Kombeve?
Kështu janë ngjitur në Ligën A: Çekia që doli në vendin e parë, në grupin ku bënte pjesë edhe kombëtarja jonë, Anglia, Norvegjia dhe Uellsi.
Kanë zbritur një ligë më poshtë, në ligën B skuadrat që u enditën të fundit në grupet e Ligës A: Bosnia, Israeli, Polonia dhe Zvicra.
Janë ngjitur në Ligën B: Irlanda e Veriut, Maqedonia e Veriut dhe Suedia
Kanë zbritur ndërkohë nga Liga B në atë C këto skuadra:Shqipëria, Finlanda, Kazakhistani dhe Mali Zi.
Janë ngjitur në Ligën C ndërkohë Moldavia dhe San Marino si dhe kanë zbritur nga Liga C në ligën e fundit, atë D, Azerbajxhani dhe Lithuania.
Ndërkohë të gjitha skuadrat e tjera, që nuk kemi përmendur më sipër, do të përfshihen në fazën e Play Offit, për të qëndruar në Ligën ku ndodhen aktualisht apo për të provuar promovimin për t’u ngjitur në një Ligë më të mirë. Shorti për të përcaktuar çiftet çerekfinaliste të Ligës A si dhe çiftet e tjera për fazën e Play Off të Ligës së Kombeve, do të hidhet më 22 Nëntor në Nyon të Zvicrës.