Pasditen e së hënës, karabinierët e stacionit Frosinone Scalo arrestuan një 18-vjeçar me origjinë shqiptare, të cilit iu gjetën 84 gramë hashash, 8 gramë kokainë dhe 17.70 gramë krak.

Policia, gjatë kryerjes së një shërbimi vëzhgimi, vuri re një lëvizje të dyshimtë të njerëzve në një shtëpi të identifikuar në rrugën Normandia. Ndaj policia ka pritur momentin e duhur për të kontrolluar shtëpinë.

Gjatë kontrollit, përveç drogës u gjetën disa qindra euro dhe një pistoletë model Beretta 92 me 41 fishekë. I riu shqiptar u dërgua në burg.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb