Ndeshja e fundit për Ligën e Kombeve këtë sezon, duket se nuk ka patur një interesim maksimal vetëm në vendin tonë, sepse natyrshëm luhej fati i kombëtares kuqezi në këtë kompeticion, por edhe në Itali. Janë mediat në vendin fqinj, që i kanë kushtuar një hapësirë të veçantë, ndeshjes së skuadrës së Sylvinhos ndaj Ukrainës, të zhvilluar të martën në mbrëmje në kryeqytet.

Arsyeja? Kristan Asllani, mesfushori zikaltër i Interit dhe i përfaqësues tonë, zhvilloi 180 minuta të plota në dy sfidat e fundit të kombëtares tonë ato ndaj Çekisë dhe Ukrainës. Në përfundim të takimit, ai u pyet nga gazetarët Italian se nëse ndihet gati për të marrë rolin e regjisorit edhe në mesfushën zikaltër, për shkak të problemeve që ka atkualisht turku Çalhanoglu, por përgjigja e Asllanit ishte konçize:

“ Nëse Çalhanoglu s’do të jetë i gatshëm dhe unë do të luaj në vend të tij të jem i sinqertë nuk e di.Unë përpiqem të punoj shumë. Më pas çfarë vjen vjen. Jam gati dhe ndjehem më i pjekur tani. Jam vetëm 22 vjeç, përpiqem të jap gjithmonë maksimumin, pavarësisht se sa minuta luaj”.

Në fund ai bëri një krahasim edhe mes mënyrës së lojës së tij tek ekipi ynë kombëtar si dhe tek Inter:

“Nuk ndryshon shumë. Unë mund t’i mbuloj të gjitha rolet në mesin e fushës, por preferoj më shumë të luaj rolin e play makerit përpara mbrojtjes”.

Inter do të luajë të shtunën ndaj Veronës, në Bentegodi, një shans real për të treguar cilësitë e tij kjo sfidë për Kristjan Asllanin, që me shumë gjasa do të përzgjidhet si titullar nga tekniku zikaltër Simone Inzaghi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb