TIRANE
Tashmë në Universitetin ‘Luarasi’ studentët mund të përdorin Realitetin Virtual. Është një kombinim i elementeve të shumta të teknologjisë, përfshirë realitetin virtual, realitetin e shtuar dhe videon ku përdoruesit “jetojnë” brenda një universi dixhital.
Mbështetësit e Realitetit Virtual parashikojnë që përdoruesit e tij të punojnë, të luajnë dhe të qëndrojnë të lidhur me miqtë në distancë, përmes gjithçkaje, nga koncertet dhe konferencat deri tek udhëtimet virtuale nëpër botë.
Profesor Dael Dervishi në universitetin ‘Luarasi’ shprehet se Realitetit Virtual mund të përdoret në çdo profesion.
Platforma e parë virtuale daton që në vitet 2000. E quajtur “Second Life”, kishte për qëllim ndërveprim dhe tregtim të objekteve virtuale. Realiteti virtual (VR), përdorimi i modelimit dhe simulimit kompjuterik që i mundëson një personi të ndërveprojë me një mjedis artificial vizual tredimensional (3-D), duke na aftësuar në fusha të ndryshme.
Realiteti Virtual në Universitetin ‘Luarasi’ vjen në bashkëpunim me zyrën e Agjencisë ekzekutive të edukimit evropian dhe kulturë të Komisionit Evropian.