Lautaro ishte autori i golit të vetëm të ndeshjes në fitoren 1-0 të Argjentinës ndaj Peru-së, takim ky i vlefshëm për kualifikueset e Botërorit.
“Unë dua të vazhdoj të përmirësohem. Ky vit ka qenë shumë pozitiv, spektakolar për sa i përket performancës, golave, lojërave të luajtura”.
“Ka qenë pozitiv edhe nëse duhet të vazhdojmë të luajmë dhe të përmirësohemi ditë pas dite. Por karriera ime është e tillë, gjithmonë duke u përpjekur të përmirësohem dhe të japësh gjithmonë më të mirën”- tha ai.
(J.S/BalkanWeb)