UEFA ka marrë vendimin zyrtar për skandalin në ndeshjen Rumani-Kosovë në Nations League, ku për shkak të thirrjeve raciste, lojtarët dardanë u larguan nga fusha e lojës në minutat e fundit.

Insituticioni më i rëndësishëm i  futbollit në Europë vendosi që Rumania të fitojë 3-0 ndeshjen, në tavolinë. Gjithashtu, Federata e Kosovës është gjobitur me 6000 euro, për sjellje të pahijshme të skuadrës. As Federata e Rumanisë nuk ia hedh paq, pasi dënohet me 128,000 euro për thirrje raciste, hedhje të objekteve në fushë, fishkëllim të himnit etj.

Sa i takon ndeshjes së të premtes në Bukuresht, përveç thirrjeve raciste, ka patur edhe vërshëllima të himnit dhe janë hedhur sende të forta në fushë. Ka qenë kapiteni i Kosovës, Rrahmani që tërhoqi skuadrën në dhomat e zhveshjes, për të vendosur më pas që të mos rikthehen në fushë, pavarësisht presionit të rumunëve apo instancave të UEFA.

Kujtojmë se incidente të këtij lloji nuk i ndodhin për herë të parë përfaqësueses dardane, pasi edhe më herët, ndaj këtij kundërshtari, ka patur raste të tilla.

Vendimi:

Të shpallë ndeshjen e Ligës së Kombeve 2025 ndërmjet ekipeve përfaqësuese të Federatës Rumune të Futbollit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës, e cila u luajt më 15 nëntor 2024, një ndeshje e braktisur nga Federata e Futbollit të Kosovës (e cila për këtë arsye konsiderohet se ka humbur ndeshjen 3-0) për përgjegjësinë për mosluajtjen e plotë të ndeshjes (siç parashikohet në Nenin 25.01 Rregulloret e UEFA Nations League).

Të gjobisë Federatën e Futbollit të Kosovës me 6000 euro për sjellje të pahijshme të skuadrës së saj.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb