Mirka Stërmasi, prind i një fëmije 12 vjeç, e ftuar në rubrikën Opinion në News24 ka komentuar vrasjen e 14-vjeçarit në Tiranë.

Stërmasi tha se ndihet e tronditur nga ky rast. Ajo u shpreh se fëmijët janë të pasigurt në rrjetet sociale. Mirka Stërmasi deklaroi se është dakord për mbylljen e rrjeteve sociale dhe kontrollin e çantës së fëmijëve, përpara se të nisë mësimi.

Mirka Stërmasi, prind i një fëmije 12 vjeç: Fëmija im ka kërkuar celular. Unë e monitoroj celularin e saj, kur ajo e përdor atë. Të gjithë janë tronditur nga ngjarja. Fëmijët janë shumë të pasigurt, në rrjetet sociale në radhë të parë.

Unë e di se çfarë ka në çantën e vajzës sime. Jam pro mbylljes së rrjeteve sociale, unë do doja edhe kontrollin e çantave të fëmijëve, që mos mbajnë armë. Nëse është për të mirën e fëmijës dhe është në koordinim me prindin kontrolli, mendoj se është diçka e mirë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb