Neli Demi, mjek psikiatër, në emisionin “Open” në News24, duke folur për vrasjen e 14-vjeccarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar i tij, ngjarje që ka tronditur opinionin publik, tha se ka shumë faktorë që ndikojnë në shkeljen e ligjit.

“Familja ka një rol të pazëvendësueshëm për fëmijën. Fëmija lind me një ego shumë të fortë, nuk do t’ia dijë për kufizimet. Që në momentet e para të fillimit të hapave të vogla të pavarësisë, apo fjalët e para që thotë, ccfarë i përgjigjet këtyre përpjekjeve për pavarësi, përbën kushtet e mundshme të sjelljes”, tha Demi.

Ai u shpreh se edhe ato dënimet që aplikohen nga prindërit te fëmijët nuk janë funksionale. Sipas tij, një fëmijë që ka një problem që nuk mund të shprehet emocionalisht, shprehet përmes sjelljes së ccrregulluar.

“Duhet të trajtohet që në gjenezë. Shteti ka për detyrë të mbrojnë fëmijën edhe nga prindërit e tij”, tha Neli. Sipas tij, kemi kaluar nga një ekstrem në tjetrin. “Kemi kaluar nga rasti kur prindi i kërkon mësueses rrihe fëmijën, te ajo që prindi kërcënon mësuesen”, tha Neli.

Sipas tij, duhet të hiqet dorë nga promovimi i figurave kur në një moment shfaqen me politikanë dhe pas një jave rezultojnë të kërkuar nga policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: