Ardian Ismajli është kthyer prej kohësh në një realitet në Serie A, por këtë vit po zhvillon një super sezon duke tërhequr gjithnjë e më shumë vëmendjen e klubeve të mëdha në Itali. Kapiteni kuqezi nuk e fshehu këtë fakt, ku gjatë grumbullimit me ekipit përfaqësues pranoi se ka interesim nga disa klube, por lista sa vjen e shtohet.
Pas Juve dhe Inter, që prej kohësh po kërkojnë informacion për Ismajlin, kësaj liste së fundmi me sa duket i është shtuar edhe Napoli. Sipas La Repubblica-s, drejtori sportiv i Napolit është vënë në lëvizje për t’i gjetur Conte-s një mbrojtës të ri, për më tepër tani që edhe Juan Jesus është gjithnjë e më larg Napolit. Ismajli vlerësohet shumë nga drejtuesit e bluve, e vërtetoi edhe ndaj tyre se është një lojtar me shumë potencial teksa neutralizoi një gjigand si Lukaku.
Gjithnjë sipas La Repubblica-s, Napoli do tentojë që në janar të bind qendërmbrojtësin kuqezi. Nuk është aspak çudi nëse në Napoli do të shohim një dyshe shqiptarësh në zemër të mbrojtjes, Rrahmani-Ismajli.
Qendërmbrojtësi është kthyer në një okazion për klubet e madhe në Serie A pasi është jo vetëm një lojtar që ofron garanci, por mbi të gjitha është një operacion me kosto të ulët.
(BalkanWeb)