Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e Klaudio Prendi.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se makina tip Audi e përdorur gjatë atentatit, rezulton se është vjedhur në Shqipëri.
Mësohet se automjeti është vjedhur para një viti në kryeqytet.
Makina tip “Audi A4” me portobagazh u gjet pak minuta pas vrasjes në zonën e liqenit të Farkës. Ajo është transportuar në komisariat, ku i është nënshtruar kontrolleve të imtësishme nga grupi hetimor. Në mjet është gjetur dhe një pistoletë me silenciator.
28-vjeçari Klaudio Prendi u qëllua 5 herë pas mesnatës së të hënës në zonën e Xhamllikut në Tiranë, kur sapo kishte dalë nga një bar dhe po hipte në makinën e tij. Policia nuk ka ende një pistë për motivet e vrasjes së të riut, djali i një ish-gjyqtari të SPAK.