Një shtetas turk ka përfunduar në prangat e policisë pasi ka tentuar të dalë nga territori shqiptar me dokumente false.
Policia njofton se 35-vjeçari tentoi të dilte nga Shqipëria, saktësisht nga porti i Durrësit, , me pasaportë dhe kartë identiteti bullgare.
Njoftimi:
Në vijim të punës kundër paligjshmërive në kufi, që kryhet në bazë të analizës së riskut, si dhe pas kontrolleve dhe verifikimeve, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit vunë në pranga shtetasin turk Y. R., 35 vjeç, banues në Turqi.
35-vjeçari tentoi të dilte nga Shqipëria, me pasaportë dhe kartë identiteti bullgare, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.Sekuestrohen pasaporta dhe karta e identitetit që paraqiti ky shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për hetime të mëtejshme.