Pas ndeshjeve të kombëtareve, Paris Saint-Germain po përgatitet të kthehet në fushë. Skuadra e Luis Enrique do të përballet nesër me Toulouse në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Ligue 1.
Në këtë takim te kampionët e Francës do të mungojë Nuno Mendes, pasi mbrojtësi portugez ka një problem me kyçin e këmbës. Në këto kushte, trajneri Enrique duhet të gjejë alternativë tjetër. PSG deri më tani ka grumbullar 29 pikë.
(J.S/BalkanWeb)