Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ish-lojtari i njohur, Gianluca Zambrotta dha mendimin e tij për Milanin e këtij sezoni.
“Pse Milani është kaq mbrapa në kampionat? Sepse I mungon vazhdimësia. Një skuadër që synon titullin duhet të jetë më konstante, të dijë të fitojë edhe ndeshjet ‘e pista’. Nuk shoh fajtorë individualë, por përgjegjësi kolektive, sidomos në fazën mbrojtëse. Gjithsesi, tani duket se kuqezinjtë e kanë gjetur disi ekuilibrin.
A mund të luftojë ende Milani për titullin? Absolutisht po. Gjashtë skuadrat e kreut janë ende aty-aty, shumë pranë njëra-tjetrës. Pastaj, Milani ka një ndeshje më pak, të prapambetur. Ka ende kohë për të rikuperuar”- tha ai.
(J.S/BalkanWeb)