Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dënoi vendimin e sotëm të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) në Hagë për të lëshuar një urdhër arresti ndaj tij me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera gjatë luftës kundër organizatës palestineze Hamas në Rripin e Gazës.
“Izraeli hedh poshtë veprimet absurde dhe të rreme me neveri”, tha Netanyahu, duke pretenduar se Izraeli po bën një luftë në Gaza, raporton AP.
Përveç Netanyahut, urdhër-arrestet janë lëshuar edhe për ish-ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Galant dhe një nga liderët e Hamasit, Muhamed Deif.
Netanyahu dhe politikanë të tjerë izraelitë e quajtën urdhër-arrestin të turpshëm dhe antisemitik.
Presidenti i SHBA-së Joseph Biden dënoi vendimin e prokurorit të ICC-së dhe mbështeti të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur kundër Hamasit. Hamasi gjithashtu dënoi urdhërarrestin.