Donald Trump ka reaguar në lidhje me tërheqjen e të nominuarit të tij për prokuror të përgjithshëm, Matt Gaetz.

“Unë i vlerësoj shumë përpjekjet e fundit të Matt Gaetz për të marrë miratimin që të bëhet prokuror i përgjithshëm”, shkroi Trump në Truth Social.

“Ai po bënte një punë shumë të mirë, por, njëkohësisht, nuk donte të ishte problem për administratën, për të cilën ka shumë respekt. Matt ka një të ardhme të shkëlqyer dhe mezi pres t’i shoh të gjitha gjërat e mëdha që ai do t’i bëjë”, përfundoi presidenti i ri amerikan.

Gaetz raportohet se kishte njoftuar paraprakisht Trumpin se do të tërhiqet nga nominimi pas presionit të publikut.

Ai ka qenë nën hetime nga Departamenti i Drejtësisë për një periudhë afërsisht tre vjeçare me akuzat për trafikim seksual që përfshijnë një vajzë 17-vjeçare. Ai mohon akuzat dhe nuk është përballur me akuza penale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb