Në emisionin Vetting në News24 është trajtuar çështja e rindërtimit. Emisioni ka trajtuar atë që po ndodh jo vetëm me banorët që jetojnë në kontejnerë edhe pse ka kaluar 5 vjet nga tërmeti që i dëmtoi banesat, por edhe pallatet e reja të ndërtuara, që kanë probleme pa fund. Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, duke folur për Vetting shprehet se “natyrisht që është zhgënjyese jo thjesht për shkak të sasisë së financave të përdoruara por edhe të kohës që ka kaluar”. “Kemi akoma familje që nuk janë stabilizuar me banesa apo apartamente”.
“Është një neglizhencë që ka ardhur si pasojë e mos vëmëndjes së institucioneve shtetërore. Raste të tilla duhet të ishin asgjesuar nuk duhet të kishim raste të tilla. Fakti që vashdon të kemi tregon përgjegjshmëri, dikush duhet të mbaj përgjegjësi”.
Ndërsa Agron Haxhimali, drejtori i Insitutit të Bashkive, thekson se pushteti vendor ka pasur në fillimet e veta rol të kufizuar unë kam qënë kundra sepse rindërtimet e reja pas tërmet ishin në dorë të qeverisë qendrore kam qenë kundra.
“Shtëpitë e vogla apo ndërtimet e thjeshta mund ti mbulonte qeverisja vendore. Kjo nuk u prit mirë nga qeveria sepse qëllimi është t’i kemi të gjithë në një dorë në rang vertikal. Por cilat janë arsyet që këto familje vazhdojnë të jetojnë në kontejnerë apo në banesa me qera, apo në banesa të rindërtuara pa asnjë standart? Çfarë ndodhi me programin dhe fondet e rindërtimit i shtrirë në 5 vite”, shprehet Haxhimiali.
Pak javë pas goditjes së tërmetit, kryeministri Rama organizoi një konferencë donatorësh për të ndihmuar shqipërinë nga goditja e tërmetit. Të gjitha vëndet e BE-së u angazhuan në ndihmë të shqipërisë. Në Konferencën e Donatorëve Shqipëria siguroi 1.15 miliardë euro. Përveç kësaj shume, Bashkimi Evropian u angazhua për rindërtimin e 63 objekteve arsimore, i shtrirë në 2 faza zbatimi, me një fond prej 75 milionë eurosh.
Pas kësaj konference kryeministri Rama ngriti një ministri të dedikuar që do të alokonte këto fonde. Do të quhej ministria e Rindërtimi. Në krye të saj u vendos Arben Ahmetaj. Nisi puna bashkë me premtimet për afate finale kur supozohej që asnjë banorë të mos ishte më jashtë banesave të premtuara brenda një kohe të caktuar. Afati i fundit ishte premtuar vitit 2022 kur supozohej që çdo banor i dëmtuar nga tërmeti do të ishte në banesën e rindërtuar.
Në tetor 2021, kohë kur mbante postin e zv.Kryeministrit, Arben Ahmetaj deklaronte në Kuvend se “Për sa i përket rindërtimit janë 33000 familje. Është hera e parë që një forcë politike bën kaq shumë për qytetarët. Janë mbi 50 pallate të dëmtura dhe Durrësi është vëndi i parë që përfiton me të drehtë sepse vuan më shumë. Kanë filluar investimet dhe ju informoj se janë 1049 familje që do futen në shtëpi me datën 25 nëntor 2021 dhe në fund të shtatorit të vitit tjetër kemi mbaruar çdo gjë me ri ndërtimin”.
Jemi dy vite përtej këtij afati qindra banorë janë ende në pritje për të hyrë në banesat e premtuara dhe prej një viti u është ndërprerë edhe bonusi i qirasë.
“Kam 2 banesa 1 në kat të parë një në kat të tretë që më më janë dëmtuar. Vetëm ne s’kemi marrë paratë, ndërsa goca ka bërë letrat. Ka aplikuar gjithë pallati ka marr paratë vetëm ne jo. Kemi çuar letër në bashki, nuk na kanë kthyer asnjë përgjigje”, shprehet banori nga Kruja.
Qytetarët nuk e dinë se kur do ti marrin çelësat për të hyrë në banesat e premtuara.
Mesa duket shpresat për të marrë apartamentet lidhet gjithmonë me fushatat elektorale pasi në horizont po shfaqet shpresa që këta banorë të marrin shtëpitë tani në prag të zgjedhjeve të 2025.
Qytetarët e Krujës theksojnë se janë ndërtuar pallate andej e këtej, por ende nuk i kanë shpërndarë dhe nuk dihet as kur do i shpërndajnë.
(BalkanWeb)